Plani dhe programi vjetor për punën e

PSIKOLOGUT

pranë SHF "Sande Shterjoski” – Kërçovë

HYRJE

Programi për punën e psikologut të shkollës është punuar në pajtueshmëri me Ligjin për arsim fillor, detyrat dhe përmbajtjet në Strukturën përmbajtjesore të përgjithshme dhe bazat për programimin e punës të punëtorëve profesional në arsimin fillor.

Detyrat e përgjithshme të psikologut në shkollë fillore janë:

- Të kontribuoj për punën e tillë të arsimtarëve që do të mundësonte aktivizimin dhe përparimin e nxënësve sipas mundësisë së tyre.

- Të kontribuojë që arsimtarët dhe mjetet demonstruese në shkollë të shfrytëzohen në pajtueshmëri me mundësitë individuale dhe karakteristikat e personalitetit të nxënësit.

- Të organizojë dhe realizojë aktivitete të tilla te të cilat do të ketë parasysh dhe do të vijë në shprehje mundësitë dhe nevojat individuale të nxënësve të të gjitha moshave.

- Të kontribuojë për organizimin efikas të punës së përgjithshme edukativo-arsimore në shkollë.

Detyrat e parashtruara të psikologut mund t'i realizojë nëpërmjet këtyre fushave:

1. planifikim, programim dhe organizim të punës edukativo-arsimore.

2. ndjekje nëpunës edukativo-arsimore në shkollë.

3. përgatitja e materialeve profesionale.

4. punë këshillëdhënëse – konsultative.

5. përsosje e përgjithshme e kuadrit edukativo-arsimor.

6. mbajtja e evidencës dhe dokumentacionit pedagogjik.

Risi për këtë vit shkollor është misioni dhe vizioni në programin vjetor.

Misioni do të dukej kështu: Shkolla jonë ekziston si sistem edukativo-arsimor në të cilën kanë hyrë trendët bashkëkohor të mësimit, të arritshme për të gjithë nxënësit, në të cilën kultivohet bashkëjetesa dhe dallueshmëria e jetesës me qëllim që të ndërtohet një personalitet i shëndoshë i cili do të bartë barrën e jetesës bashkëkohore.

Vizioni do të ishte ky: Dëshirojmë që shkolla jonë të jetë e sigurt dhe mjedis i disiplinuar tek e cila nxënësit do të vijnë me kënaqësi, tek e cila mësimi do të jetë bashkëkohor, efikas, kualitativ dhe e përshtatur sipas nevojave dhe interesave të nxënësve, arsimtarëve dhe shtetit.

Fusha e parë

Planifikimi, programimi dhe organizimi i procesit edukativo-arsimor

Aktiviteti bazë në këtë fushë është pjesëmarrja në përgatitjen e aktiviteteve konkrete programore në të gjitha fushat programore të procesit edukativo-arsimor.

Planifikimi dhe programimi i një numri më të madh përmbajtjesh në programin shkollor dhe për punën e shkollës, por në fushëveprimin e psikologut dhe pedagogut. Para së gjithash është pamja e gjendjes numërore në shkollë, struktura e kuadrit arsimor, organizimi i të gjitha llojeve të mësimit, aktivitete jashtë mësimore, kujdesi për shëndetin e nxënësve, bashkëpunim me rrethin shoqëror dhe ndjekja, vlerësimi dhe përsosja në procesin edukativo-arsimor. Gati në të gjitha fushat i veçojmë detyrat më prioritare dhe i planifikojmë e programojmë dhe me këtë në përgjithësi si ekip profesional i organizojmë aktivitet sipas nevojave dhe mundësive tona.

Aktivisht marrë pjesë në ndjekjen e realizimit të aktiviteteve të planifikuara, që më në fund me përgjegjësi të përgatisim raportin vjetor për punën e shkollës. Këtu më konkret dhe më real i pasqyron sukseset dhe lëshimet tona gjatë realizimit të aktiviteteve programore, që të mund vitin e ardhshëm të korrigjojmë disa gabime tonat.

Prioritete për këtë vit shkollor të cilët janë futur edhe programi vjetori i shkollës janë:

- Ndjekja e punës së ekipeve profesionale në lidhje me projektet: Mundësi të barabarta për arsimimin e fëmijëve romë, Të drejtat e fëmijëve, Arsimimi për aftësitë jetësore, PEP projekti (komponenti i vlerësimit) dhe projekti Shkolla sipas dëshirës së fëmijës. Prioritet kryesore për këtë vit shkollor i cili është bazamenti rreth të cilit rrotullohen të gjitha aktivitet tjera në programin shkollor janë:

  1. Implementimi i formave, metodave dhe teknikave të punës nga aktivitete projektuese për shkak të rritjes dhe stimulimit të aktiviteteve të nxënësve në PEA.
  2. Përvetësimi i njohurive dhe aftësive të principit demokratik të vendosjes në forma të ndryshme të shoqërimit të nxënësve në shkollë dhe zbatimi i tyre.
  3. Përparimi i formave për bashkëpunim të shkollës me OJQ-të, biznes sektorin dhe prindërit.

Të gjitha aktivitetet nga fusha të qëllimeve të lartë përmendura janë programuar si detyra dhe bartës të aktiviteteve në programin vjetor për punë të shkollës.

Në fund do të pasojë edhe raporti personal për realizimin e të gjitha aktiviteteve dhe lëshimeve, prej të cilëve do të dalin edhe prioritet për vitin e ardhshëm mësimor.


 

Fusha e dytë

Ndjekja e punës edukativo-arsimore.

Kjo fushë e punës është shtylla rreth të cilës rrotullohen numri më i madh i aktiviteteve. Këtu para së gjithash zbulohen mundësitë potenciale të nxënësve dhe përsosja e tyre në kuadër të mundësive të tyre. Pjekurinë e fëmijëve për fillim në shkollë e testojmë me KTZ testet me të cilën zbulohen edhe nxënësit të cilët me vështirësi përparojnë dhe ata të cilët shpejt përparojnë. Me matricat progresive me ngjyra i zbulojmë aftësitë intelektuale në klasë të tretë. Në klasë të tetë i analizojmë edhe aftësitë e veçanta me një seri testesh DAT në lidhje me orientimin profesional.

Aktivitete në lidhje me ndjekjen do të kemi edhe te prioritet e këtij viti shkollor. Do t'a ndjekim me pedagogët realizimin e aktiviteteve programore në Programin e shkollës për të cilët bartës është shërbimi profesional i shkollës. Si edhe realizimi i programeve të kuadrit arsimor dhe aktivitete të tjera programore në programin shkollor, dhe të cilët janë të fushës sime.

Suksesi i dobët i nxënësve është prioritet për përmirësimin e të njëjtit tek nxënës të veçantë dhe ai do të ndiqet vazhdimisht. Shkaqet janë të identifikuara, por mënyrat për përmirësim të cilët do të japin rezultat akoma jemi në kërkim e sipër, por ka edhe faktorë të tjerë të cilët s'janë të fuqishëm për të ndihmuar. Vazhdimisht i ndjekim edhe nxënësit të cilët manifestojnë sjellje agresive dhe me të njëjtit punojmë vazhdimisht. Vizitën në orë e realizojmë detyrimisht për të gjithë arsimtarët, por për këtë vit me theks të veçantë në rolin aktiv të arsimtarëve për futjen e formave dhe metodave të reja në mësim dhe përpilimin e kodeksit për sjelljen e çdo paraleleje.

Analiza akcionale për këtë vit është "Matja e kënaqësisë së përgjithshme nga puna e kuadrit arsimor”.

Fusha e tretë

Përgatitja e materialit profesional

 

Përgatitja e materialit profesional më së tepërmi praktikum për arsimtarët në Këshill të arsimtarëve. Për këtë vit shkollor do të përgatisë tema për Kontrollin e emocioneve dhe aftësive për përvetësimin e tyre dhe Edhe fëmija është personalitet, si edhe disa përmbajtje më të rëndësishme nga projekti Shkolla sipas dëshirës së fëmijës. Për prindërit dhe nxënësit përgatis tema të cilat janë aktuale, por janë edhe të ngjashme për çdo vit. Sipas nevojës përgatis material profesional të cilat janë të nevojshme për problematikën e përditshme ose për ndonjë problem të cilin e analizojmë. Në këtë pjesë theks të veçantë i japim përsosjes personale profesionale me leximin e literaturës së ndryshme, revistave dhe librave personal.

Punim personal: përdorimi i testit psikologjik.


 

Fusha e katërt

Punë këshillëdhënëse – konsultative

Ky aktivitet është i përditshëm dhe më i përfshirë gjatë punës time. Me nxënësit dhe prindërit kjo vlen për çdo këshillë të kërkuar dhe bisedë në lidhje me çfarë do qoftë problematike. Me arsimtarët më shpesh bashkëpunojmë në lidhje me zgjidhjen dhe përparimin e cilit do qoftë problemi në mësim, jashtë mësimit, nxënësit problematik për të cilët gjithmonë kemi kohë dhe hapësirë. Konsultime dhe marrëveshje të përditshme kemi edhe me drejtorin dhe shërbimet e tjera në shkollë.

Fusha e pestë

Përsosja e përgjithshme e arsimtarëve

Përsosjen profesionale të arsimtarëve e përfshijë me bashkëpunimin për përgatitje solide të çdo lloji të mësimit, ndjekjen dhe realizimin e orëve të caktuara, organizimin e mini seminareve. Punëtori për përmbajtje të caktuara në aktivet profesionale për njohjen e të gjithë arsimtarëve me risitë nga realizimi i trajnimeve në shkollë. Iniciojmë dhe përkrahim inovacione të ndryshme, dhe veçmas nëse ata kanë efekt solid në modernizimin e mësimit. Prioritet edhe për këtë vit shkollor është aftësimi i arsimtarëve për përdorimin e përgatitjes kompjuteristike të mësimit dhe shfrytëzimin e internetit. Notimi objektiv do të realizohet me përgatitjen e disa testeve të njohurive së bashku me pedagogët për nevoja të arsimtarëve. Për përmirësimin e klimës komunikatave në shkollë do të përcjellim njohuri nga seminaret dhe literatura profesionale si dhe me ndikime ku do të paraqitet nevoja.

 

Fusha e gjashtë

Mbajtja e evidencës pedagogjike dhe dokumentacioni

Së bashku me pedagogët kryejmë vëzhgime të rregullta në evidencën dhe dokumentacionin pedagogjik të arsimtarëve dhe këmbëngulim që ajo të jetë sa më rregullt. Evidencë personale mbaj me përkujtues të veçantë për punë dhe shumë fletore të tjera për evidencë për nevoja të ndryshme. Rregulloj dhe dokumentacionin i cili më është i nevojshëm periudhë më të gjatë.

 

Sondazh
Mendimi Juaj per Web ?
Total of answers: 191
Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0
Mire se vini
Dita e shkolles
Komenti juaj
Publikime
fff
INFORMATOR

Fëmija është qendra e kurrikulumit

Të dashur nxënës, të nderuar prindër!
...me shume...

BROSHURA

BROSHURA!
Block title
Link
Kontakto me ne

Adresa: 11 Shtatori nr. 143

Kercova, R. of Macedonia

Kutia Postare Nr

... ...

Tel: + 389(0)45225325

Fax: + 389(0)45225325

Email:

info@sandesterjoski.schools.edu.mk

Website:

www.sandesterjoski.schools.edu.mk
KALENDARI
«  November 2024  »
SuMoTuWeThFrSa
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930