PROGRAM PËR PUNËN E KËSHILLIT TË ARSIMTARËVE PËR VITIN SHKOLLOR 2009 / 2010
Këshilli i arsimtarëve me programin për punë në shkollë do të përfshijë të gjitha pyetjet nga sfera e procesit edukativo-arsimor, organizimi dhe ndjekja e punës në realizimin e programit, suksesit të nxënësve, përdorimi i formave dhe mjeteve mësimore, puna e organizatave të nxënësve aftësimi profesionalë – pedagogjik i arsimtarëve.
Sipas planit për punë të Këshillit të arsimtarëve për këtë vit shkollor janë paraparë që të mbahen mbledhje të rregullta dhe jo të rregullta sipas nevojës së shkollës dhe atë:
GUSHT
- Shpërndarja e orëve sipas lëndëve, përcaktimi i kujdestarëve të klasave dhe shpërndarja e paraleleve sipas turneve.
- Caktimi i arsimtarëve përgjegjës për aktivitetet e lira të nxënësve, aktivet profesionale dhe angazhimet e tyre.
- Respektimi i orarit të punës të kuadrit mësimor dhe realizimi i aktiviteteve të përgjithshme në shkollë.
- Të ndryshme
TETOR
- Puna e aktiviteteve të lira të nxënësve – seksionet, aktivet profesionale, mësimi plotësues dhe shtues.
- Përgatitje për pranimin e nxënësve të klasës së parë në Organizatën e nxënësve.
- Mbajtja e evidencës dhe dokumentacionit pedagogjik – vështrim ditarit.
- Temë profesionale – Edhe fëmija është personalitet.
- Të ndryshme
NËNTOR
- Vështrim të suksesit dhe sjelljes pas mbledhjeve të mbajtura të Këshillit të klasave.
a) marrja e masave pedagogjike
- Realizimi i mësimit plotësues dhe shtues, aktivitetet e lira të nxënësve dhe aktivet profesionale.
- Temë profesionale: "Interneti, mediumet dhe mësimi i përjetshëm”.
- Të ndryshme
JANAR – SHKURT
- Verifikimi i suksesit dhe sjelljes së nxënësve në gjysmëvjetorin e parë të këtij viti shkollor.
- Raport i gjysmëvjetorit për punën e shkollës.
- Planifikim për shfrytëzimin e pushimit dimëror të nxënësve.
- Temë profesionale: "Aftësitë emotive dhe kontrolli i emocioneve”.
- Program për shënimin e Ditës së shkollës.
- Të ndryshme.
PRILL
- Vështrim të suksesit, disiplinës dhe rregullshmërisë së nxënësve pas mbajtjes së këshillave të klasave (tremujorshin i tretë).
- Analizë të punës së aktiviteteve të lira të nxënësve, aktivitete kulturore dhe publike, punë shoqërore dhe kujdes për shëndetin e nxënësve.
- Përgatitje për garat shkollore.
- Temë profesionale: "Aftësitë emocionale dhe kontrollimi i emocioneve”.
- Të ndryshme.
MAJ
- Realizimi i planit dhe programit për planifikimin dhe organizimi e realizimit të ekskursioneve njëditore nëpër RM.
- Përgatitje për shënimin e 24 Majit – Ditës së mësonjësve sllav "Qirilit dhe Metodit”.
- Temë profesionale: "Zhvillimi i vullnetit pedagogjik”.
- Të ndryshme
QERSHOR
- Vërtetimi i suksesit dhe sjelljes vjetore të nxënësve – shpallja e nxënësve të lëvduar dhe të shpërblyer.
- Mbajtja e mësimit shtues në afat prej 10 ditësh.
- Formimi i komisioneve për mbajtjen e provimeve klasore dhe me korrespodencë për nxënësit dhe të rriturit.
- Shqyrtimi i ankesave nga prindërit.
- Raport vjetor për punën e shkollës.
- Të ndryshme.
Programi vjetor për punën e Këshillit të arsimtarëve për të luajtur rol profesional, mbledhjet e tij duhet paraprakisht të jenë menduar mirë, me kohë të caktuara, përmbajtjesor dhe mirë të organizuar. Me këtë u jepet mundësi arsimtarëve të mbajnë dhe të japin propozime konkrete, mendime, dhe sugjestione.
Ky program është i hapur dhe mundëson shtimin e përmbajtjeve që paraqiten gjatë vitit shkollor dhe kërkojnë shqyrtim nga Këshilli i arsimtarëve.
31.08.2009