Welcome to SH.F. "Sande Shterjoski" Kërçovë
Sh F "Sande Shterjoski” është njëra ndër të parat shkolla fillore të qytetit në të cilën puna ka filluar në vitin 1957. Ndërtesa e re e shkollës është ndërtuar dhe është filluar me punë në vitin 1972, dhe tani funksionojmë si ndërtesa e re dhe e vjetër e shkollës dhe dy shkollat fillore si shkolla periferike të Sh F "Sande Shterjoski” dhe atë e f. Trapçindoll dhe e f. Mahmute. Gjithashtu më 23 qershor të këtij viti shkollor në Lagjen Pashinë solemnisht u vu gurthemeli i shkollës së re, në saje të koordinimit të suksesshëm të drejtorit Lulzim Mehmedi e cila bazohet në bashkëpunimin e suksesshëm me MASH, BZHA, pushtetin lokal të Komunës së Kërçovës dhe subjektet tjera. Në shkollën tonë mësimi realizohet në tri gjuhë dhe atë në shqipe, maqedone dhe turke. Nga gjuhët e huaja si gjuhë e parë mësohet gjuha angleze, ndërsa si gjuhë e dytë mësohet gjuha frënge, gjuha ruse dhe gjuha gjermane. Mësimi realizohet sipas planeve dhe programeve mësimore të cilët janë sjellë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Në kuadër të arsimit fillor nëntëvjeçar këtë vit shkollor paraqiten programe inovative për klasën e katërt, dhe në klasën e shtatë. Gjithashtu ndryshime u paraqitën te lëndët zgjedhore dhe atë në klasë të pestë, nga ky vit shkollor si lëndë zgjedhore mësohen  Njohja me religjionet  dhe  Kultura klasike në Evropën e civilizuar. Gjuha rome prej klasës së tretë deri në klasën e gjashtë, informatika në klasën e gjashtë dhe shtatë, informatika dhe AT në klasën e tetë, gjuha shqipe në klasën e shtatë dhe tetë te paralelet me mësim në gjuhën maqedonase. Te paralelet me mësim në gjuhën shqipe realizohen këto orë: informatika në klasën e gjashtë, shtatë dhe tetë, AT në klasën e shtatë dhe tetë dhe aftësitë jetësore në klasën e gjashtë. Në mësimin në gjuhën turke lëndë zgjedhore do të jenë: informatika në klasën e gjashtë, gjuha shqipe dhe edukimi për mjedisin në klasën e shtatë. Sipas planeve  dhe programeve mësimore të përcaktuara realizohen aktivitete të lira jashtëmësimore për nxënësit.





Sondazh
Mendimi Juaj per Web ?
Total of answers: 191
Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0
Mire se vini
Dita e shkolles
Komenti juaj
Publikime
fff
INFORMATOR

Fëmija është qendra e kurrikulumit

Të dashur nxënës, të nderuar prindër!
...me shume...

BROSHURA

BROSHURA!
Block title
Link
Kontakto me ne

Adresa: 11 Shtatori nr. 143

Kercova, R. of Macedonia

Kutia Postare Nr

... ...

Tel: + 389(0)45225325

Fax: + 389(0)45225325

Email:

info@sandesterjoski.schools.edu.mk

Website:

www.sandesterjoski.schools.edu.mk
KALENDARI
«  April 2024  »
SuMoTuWeThFrSa
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930