PROGRAMI VJETOR PËR PUNËN E DREJTORI
 
Roli i drejtorit
 

Si drejtor i SHF "Sande Shterjoski” duke e pasur parasysh vend pozitën dhe strukturën e shkollës, popullatën vendase, rrethin lokal, jam nisur nga parashikimi bazë se programin të cilin e kam përgatitur paraqet edhe përgjegjësi të madhe për realizimin e plotë të tij.

Ky program ka për qëllim të planifikohen dhe programohen detyrat e parashtruara të drejtorit, të përcaktohen format, metodat dhe afatet e realizimit të suksesshëm të procesit edukativo-arsimor, si dhe të ndiqen, analizohen dhe studiohen probleme të ndryshme të cilat do të paraqiten gjatë punës.

 Gjatë përgatitjes së programit dhe planit operativ para së gjithash e kam pasur parasysh rëndësinë e veprimtarisë të cilën e kryen organizata, situatën në shkollë dhe rrethinën e saj si dhe miratimin e aktiviteteve të cilat janë të varura nga periudha e kaluar dhe e tashme, gjegjësisht ardhmërisë së shkollës, ndërsa në plan të parë këtu bëjnë pjesë:

a). Filozofia dhe politika e organizimit;

b). Vizioni për të cilin synoj;

c). Strategjia me të cilën do të arrihen qëllimet e parashtruara.

 

Qëllimi im, gjegjësisht misioni i shkollës është të siguroj arritjen e rezultateve më të mëdha në sferën e arsimit dhe gjatë këtij procesi çdoherë të merret informatë (përgjigje) rikthyese.

Gjatë përgatitjes së këtij programi parasysh e kam pasur edhe zhvillimin e marrëdhënieve reciproke me shkollat dhe institucionet tjera nëpërmjet transferimit të diturive dhe të mësuarit për qasje më aktive në drejtim të ndryshimeve në vetë organizatën:

1. Shkolla

2. Shkollat tjera

3. Organizata punuese

4. Organizata joqeveritare

5. Komunën e Kërçovës

6. MASH

7. BZHA

Posaçërisht do të përpiqem që të punojë në fushën e integrimit të shkollës me rrethin lokal, që nënkupton hapjen e shkollës për të gjithë të interesuarit. Në veprimtarinë arsimore përparësi do t’i jap punës dhe mësimit ekipor (në bazë të vizionit tim personal i cili më udhëheq në punë për arritjen e suksesit si menaxher në arsim, që nënkupton se ai i cili ka edhe zhvillon, jep, krijon, mëson), ndërsa njëherë do të përpiqem që shkolla të jetë në hap konform formave dhe strategjive të reja të shkollës së sotme bashkëkohore. Në këtë drejtim në shkollë janë duke u realizuar disa projekte të cilat kanë si pikësynim arritjen e rezultateve më të larta në procesin edukativo-arsimor, konkretisht përmirësimin e rregullshmërisë së nxënësve dhe motivimin e tyre si dhe përsosjen profesionale të arsimtarëve. Gjithashtu do të përpiqem të krijoj kushte për punë në dy ndërrime, e tërë kjo në bashkëpunim me MASH dhe komunën e Kërçovës me kërkesë që për nevojat e nxënësve nga kl. I-IV të cilët vijnë nga lagjet Pashinë, Balla Mëhallë dhe Biçincë, prej vitit të ardhshëm do të përfundohet dhe tërësisht do të kompletohet ndërtimi i objektit të ri shkollor në lagjen Pashinë. Për këtë qëllim nga ana e Qeverisë së Maqedonisë nëpërmjet programit 2-a për ndërtimin dhe rikonstruimin e shkollave janë siguruar mjete materiale në vlerë prej 30 milion denarësh të cilat duhet të realizohen deri në dhjetor të 2009, por gjithashtu do të sigurohen edhe mjete për përfundimin e të gjitha punimeve që shkolla të jetë e gatshme për pranim teknik në gusht të 2010. Puna ime pedagogjike do të jetë për përputhje më Ligjin për arsim fillor, Planin dhe programin mësimor, aktet normative të sjella për nevojat interne të shkollës, kurse puna këshilldhënëse do të jetë në drejtim të dhënies së udhëzimeve, këshillave, ideve si dhe ndërtimit të vizionit të përbashkët me të punësuarit. Në programin për punë të drejtorit përveç planit operativ do të përgatis edhe plane mujore, javore si dhe tematike, në varshmëri me llojin e veprimtarive, fushave përmbajtësore me aktivitete të konkretizuara, bartësit e tyre si dhe dinamikën e realizimit. Evidencën dhe dokumentacionin për aktivitetet ditore do ta paraqes në ditarë të veçantë. Gjithashtu në punën time të përditshme do ti realizoj dhe zbatoj vendimet të cilat do t’i sjellin organet drejtuese në shkollë, njëkohësisht do t’i harmonizoj angazhimet e mia personale për komunikim më të madh me nxënësit, prindërit, këshilltarin rajonal të BZHA-së, inspektorët shtetëror të arsimit në Kërçovë, komunën e Kërçovës si dhe të gjithë të tjerët të cilët janë të interesuar për punën e shkollës, posaçërisht bashkëpunimi me rrethin lokal me qëllim të afirmimit më të madh të shkollës. Bashkëpunimi në këtë drejtim do të jetë edhe me kolegët e mi – drejtorët e shkollave të regjionit të Kërçovës dhe më gjerë si dhe komunikimi me këshilltarët dhe zyrtarët e BZHA-së nga regjioni dhe republika. Gjithashtu do të vazhdojë bashkëpunimi me shkollat e vëllazëruara R. e Shqipërisë dhe R e Turqisë.

Kërçovë, 28.08.2009

Drejtori,

 ________________

Lulzim Mehmedi

Sondazh
Mendimi Juaj per Web ?
Total of answers: 191
Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0
Mire se vini
Dita e shkolles
Komenti juaj
Publikime
fff
INFORMATOR

Fëmija është qendra e kurrikulumit

Të dashur nxënës, të nderuar prindër!
...me shume...

BROSHURA

BROSHURA!
Block title
Link
Kontakto me ne

Adresa: 11 Shtatori nr. 143

Kercova, R. of Macedonia

Kutia Postare Nr

... ...

Tel: + 389(0)45225325

Fax: + 389(0)45225325

Email:

info@sandesterjoski.schools.edu.mk

Website:

www.sandesterjoski.schools.edu.mk
KALENDARI
«  November 2024  »
SuMoTuWeThFrSa
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930