PROGRAMI PËR PUNËN E NDIHMËS DREJTORIT

PËR VITIN SHKOLLOR 2009 /2010

Hyrje

Nisur nga fakti se për realizimin e suksesshëm të çdo detyre, është e nevojshme planifikim dhe programim solid i punëve, si edhe nga ana ligjore obligimi për udhëheqjen e suksesshme pedagogjike të shkollës, ndihmës drejtori e përpilon këtë program për punën e tij, si pjesë integruese e Programit vjetor për punën e shkollës.

Përpos kësaj, programi do të mundësojë:

- Organizim të përputhur të detyrave punuese;

- Orientim i qartë dhe i tërësishëm dhe qasje në realizimin e detyrave programore;

- Ndjekje e suksesshme e procesit edukativo-arsimor në shkollë;

- Analizë të punës dhe vlerësim të rezultateve nga puna.

Në vazhdim të programit do të jepen vështrime të përmbajtjeve dhe aktiviteteve programore sipas fushave, por përveç detyrave të theksuara, të cilat nuk mund të parashihen me përpilimin e kësaj programe, por në një moment të caktuar do të jenë aktuale.

Punët e tilla do të programohen me planet operative mujore dhe javore në përputhje me dinamikën e realizimit të tyre.

Përmbajtjet sipas fushave

a) Punë administrative-organizative

Në kuadër të kësaj fushe planifikohen detyrat punuese të nd. drejtorit si organizues dhe iniciues i punës së përgjithshme në shkollë, i cili si organ udhëheqës i zbaton drejtimet dhe vendimet e marra nga organet drejtuese dhe organizon punën e të gjitha subjekteve të kyçura në realizimin e procesit të përgjithshëm edukativo-arsimor, gjatë së cilës bënë shpërndarjen e detyrave individëve dhe siguron mekanizëm për të ndjekur realizimin e detyrave të parashtruara.


 

VËSHTRIM

Aktiviteteve të punës administrative – organizative

Nr. Rend.

Lënda dhe përmbajtja e punës

Format dhe metodat

Bashkëpunëtorët

Koha e realizimit

1

Organizimi i regjistrimit të nxënësve në kl. e parë

Grupore, testime

Pedagogu, psikologu

Maj

2

Shpërndarja e obligimeve për përgatitjen teknike për fillimin e vitit shkollor

Individuale, bisedë

Personel ndihmës dhe teknik

Gusht, java e 3 dhe 4

3

Propozim për shpërndarjen e lëndëve mësimore, kujdestarët e klasave, dhe obligime të tjera (akt. e lira, akt. prof., etj)

Individuale, grupore, bisedë,

Drejtori,

pedagogu, psikologu, arsimtarët

Gusht, shtator

4

Përpilimi i planit për furnizimin e mjeteve themelore mësimore, rekuizita sportiv, material për zyra

Individuale, grupore, bisedë,

Përgjegjësit e aktiveve profesionale

Shtator

5

Sjellja dhe verifikimi i masave për futjen e risive në punën e shkollës.

Individuale, grupore, bisedë,

Pedagogu, psikologu, arsimtarët

Tërë vitin

6

Kujdes për zbatimin e rendit shtëpiak në shkollë

Grupore, bisedë

Drejtori, kujdestarët e kl.

Tërë vitin

7

Kujdestari në derën hyrëse, korridore dhe klasa,

Grupore, bisedë

Pedagogu, kujdestarët e kl.

Tërë vitin

8

Mirëmbajtja dhe adaptimi i objektit shkollor

Grupore, bisedë

Personeli teknik

Tërë vitin

9

Ruajtja dhe mirëmbajtja e pasurës dhe inventarit shkollor.

Grupore, bisedë

Ped. Psik. Arsimtarët, drejtori, nxënësit,

Tërë vitin

10

Qasje në përpilimin e llogarisë përfundimtare dhe periodike të Bash. së nxën.

Individuale, bisedë

Kontabilisti, sekretari

Janar, qershor,

11

Thirrja e mbledhjes së Këshillit të arsimtarëve dhe klasave dhe udhëheqja me to

Individuale, bisedë

Drejtori, ped. Psik.

Tërë vitin

12

Mbikëqyrje të punës në kuzhinën dhe ndërtesën shkollore.

Individuale, bisedë

Drejtori, kujdestarët e kl.

Tërë vitin

Ndihmës drejtori

Rrahim Pinjolli

Sondazh
Mendimi Juaj per Web ?
Total of answers: 191
Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0
Mire se vini
Dita e shkolles
Komenti juaj
Publikime
fff
INFORMATOR

Fëmija është qendra e kurrikulumit

Të dashur nxënës, të nderuar prindër!
...me shume...

BROSHURA

BROSHURA!
Block title
Link
Kontakto me ne

Adresa: 11 Shtatori nr. 143

Kercova, R. of Macedonia

Kutia Postare Nr

... ...

Tel: + 389(0)45225325

Fax: + 389(0)45225325

Email:

info@sandesterjoski.schools.edu.mk

Website:

www.sandesterjoski.schools.edu.mk
KALENDARI
«  March 2024  »
SuMoTuWeThFrSa
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31