MISIONI I SHKOLLËS

Deklarata e misionit:

Shkolla jonë ofron arsimim dhe edukim kualitativ për të gjithë gjeneratat e reja si parakusht për kyçje të suksesshme në jetë dhe punë në bashkësinë shoqërore.

Moto: Shkolla jonë hap mundësi për funksionim sipas dëshirës së fëmijëve.

· Kujdes më të madh duhet pasur ndaj fëmijëve të cilët i edukojmë.

· Mësimi duhet t'i mundësojë nxënësit të suksesshëm të jetë edhe më i suksesshëm, ndërsa më pak të suksesshmin duhet ta nxisë që të gëzohet në të arriturën.

· Në shkollën tonë të gjithë nxënësit janë të ndryshëm, por me gjithë atë janë të ngjashëm.

· Mësimi na nderon dhe na aftëson për atë se çfarë na pret në jetë.

  • Nxënësi duhet në gjithçka ta tejkalojë arsimtarin, që të mos ngeli gjithmonë nxënës.
  • Fëmijët dhe orët nuk duhet gjithmonë të kurdisen, duhet t'ju mundësohet edhe të lëvizin.
  • Kush i përkushtohet mësimit, ditë pas dite bëhet më i madh.

 VIZIONI I SHKOLLËS

Dëshirojmë që shkolla jonë të jetë mjedis e sigurt dhe i disiplinuar tek e cila nxënësit do të vijnë me kënaqësi, tek e cila mësimi do të jetë bashkëkohor, efikas, kualitativ dhe i përshtatur sipas nevojave dhe interesave të nxënësve, arsimtarëve dhe shtetit.

Fusha e ndryshimeve dhe prioriteteve

Me analizimin e procesit mësimor dhe me analizimin e rezultateve të vitit paraprak si dhe me anketimin e nxënësve, mësuesve dhe prindërve janë konstatuar anët pozitive dhe negative të punës së tërësishme dhe marrëdhënieve në shkollë. Ky aktivitet bënë identifikimin e fushave të nevojshme për ndryshim dhe prioriteteve. Nga verifikimi i fushave për ndryshim dhe prioritet, si më aktuale, më reale dhe më të domosdoshme për realizimin e vizionit të shkollës tonë janë vërtetuar nevojat për ndryshime në:

- Organizimin dhe realizimin e mësimit

- Menaxhimi i shkollës

- Klima shkollore

- Kultura shkollore

- Rritja e aftësive dhe profesionalizimi i mësuesve

- Komunikimi dhe marrëdhëniet me opinionin.

Këtë vit shkollor u përcaktuam për tre qëllime prioritare, që të mund më efektivisht t'i ndjekim dhe realizojmë aktivitetet.

Në fushën e organizimit dhe realizimit të mësimit, më aktuale është nevoja për Përmirësimin e vlerësimit të nxënësve (përgatitja e kriterit dhe kodeksit etik për vlerësimin e nxënësve – PEP projekti), me qëllim të transparencës dhe obejtivitetit në vlerësimin e nxënësve.

Në fushën e rritjes së aftësive dhe profesionalizimit të mësuesve më aktuale është nevoja për Ndjekjen dhe vlerësimin e realizimit dhe qëndrueshmërisë së projekteve të cilët realizohen dhe implementohen në shkollë, përfitimet e të cilit kuadrin arsimor dhe nxënësit i çojnë drejt procesit edukativo arsimore bashkëkohor.

Në fushën e komunikimit me opinionin, u përcaktuam për Hapjen e shkollës në bashkëpunim, me prindërit dhe mjedisin lokal për ndërlidhje më efikase, për atë se bashkëpunimi me to ka vlerë të jashtëzakontë për realizimin kualitativ të procesit edukativo-arsimor.

QËLLIMET E SHKOLLËS

Qëllimi 1: Implementimi i formave, metodave dhe teknikave për punë nga aktivitetet projektuese për shkak të rritjes dhe stimulimit të aktiviteteve të nxënësve në procesin edukativo – arsimor.

Qëllimi i këtij ndryshimi do të kontribuojë në vendosjen e nxënësit si bartës kryesor i aktiviteteve të mësimit, përmirësimit të vlerësimit, kualitetit të mësimit me dinamikë për fillimin e vet mësimit të nxënësit për tërë jetën.

Rezultati i pritur nga ndryshim do të shprehet nëpërmjet mësimit aktiv, rritjes së suksesit, interesit dhe motivimit për mësim të nxënësve. Angazhimi në hulumtimet ekzistuese dhe përvetësimi i aftësive për jetesë.

Dobi nga ky ndryshim do të kenë edhe nxënësit edhe prindërit edhe arsimtarët.

Qëllimi 2: Përvetësimi i njohurive dhe aftësive në princip demokratik të vendosjes së formave të ndryshme për shoqërimin e nxënësve në shkollë dhe zbatimi i tyre.

Qëllimi i këtij ndryshimi do të kontribuojë në pjesëmarrjen aktive të të gjithë nxënësve në procesin e ndërtimit të formave demokratike të vendosjes, punës ekipore, bashkëpunimit, komunikimit të hapur dhe përmirësimin e klimës shkollore.

Rezultati i pritur nga ndryshim do të jetë respektimi i të drejtave dhe obligimeve të fëmijëve, përfshirja e njëjtë gjinore, respektimi i dallimeve etnike dhe multikulturore dhe përgjegjësi për punën e tyre dhe të arriturat.

Dobi nga ky ndryshim do të kenë nxënësit,prindërit, arsimtarët dhe mjedisi shoqëror.

Qëllimi 3: Përmirësimi i formave të bashkëpunimit të shkollës me organizatat joqeveritare, biznes sektorin dhe prindërit.

Qëllimi i këtij ndryshimi është intensifikimi i promovimit të shkollës në mjedisin lokal me tendencë të tërhiqet vëmendja e elitës së biznesit e cila do të ndihmojë në aktivitetet e nxënësve, sektori joqeveritar i cili do të projektojë në shërbim të subjekteve të shkollës, dhe bashkëpunimi me prindërit. Nëpërmjet kësaj prindërit do të jenë produktiv në procesin edukativo-arsimor, dhe me këtë edhe më të angazhuar në ndërtimin e fëmijëve të tyre si intelekt i përgatitur që të hy në rrjedhat e jetesës.

Rezultati i pritur nga ky ndryshim është kyçja më aktive e mjedisit lokal në jetën e shkollës dhe informimi i saj për ndodhitë në të njëjtën dhe në përgjithësi në procesin edukativo-arsimor i cili do të ketë ndikim pozitiv në sjelljen e nxënësve.

Dobi nga ky ndryshim do të kenë nxënësit, prindërit, arsimtarët dhe mjedisi lokal.

QËLLIMI 1: Implementimi i formave, metodave dhe teknikave për punë nga aktivitetet projektuese për shkak të rritjes dhe stimulimit të aktiviteteve të nxënësve në procesin edukativo – arsimor.

Faktorët të cilët e ngadalësojnë realizimin e qëllimeve

Strategjia me çka zvogëlohet ndikimi i këtyre faktorëve

1. Ndjekja periodike e punës së subjekteve të angazhuar për realizimin e aktiviteteve të ndryshme.

2. Mos motivimi i nxënësve

3. Mos motivimi i kuadrit arsimor.

1. Ndjekja sistematike, e planifikuar dhe në kontinuitet të aktiviteteve të shkollës.

2. Përmirësimi i kushteve për mësim dhe shpërblimi i nxënësve.

3. Mundësi për aftësim profesional të arsimtarëve dhe marrja e titujve

Faktorët të cilët nxisin dhe motivojnë

Strategjia me të cilën forcohen këto faktorë

1. Vendosja e kritereve për vlerësim të arsimtarëve në Ligjin për arsim fillor.

2. Mësim kualitativ i përshtatur për personalitetin e fëmijës.

3. Ndjekja e stilit jetësor si trend për mësimin e përjetshëm te nxënësit.

1. Vendosja e sistemit të evaulimit dhe rangimi i shkollave.

2. Stimulimi nëpërmjet trajnimeve, puna me aktivet, shkëmbimi i ndërsjellë i përvojave dhe ndërtimi i vetëbesimit më të madh.

3. Stimulimi i arsimtarëve për nxënien e njohurive më të mëdha në kuadër të profesionit të tyre.

QËLLIMI 2: Përvetësimi i njohurive dhe aftësive në princip demokratik të vendosjes së formave të ndryshme për shoqërimin e nxënësve në shkollë dhe zbatimi i tyre.

Faktorët të cilët e ngadalësojnë realizimin e qëllimeve

Strategjia me çka zvogëlohet ndikimi i këtyre faktorëve

1. Mos respektimi i personalitetit të fëmijës nga ana e kuadrit arsimor.

2. Ekzistimi i stereotipave dhe paragjykimeve ndaj përkatësisë gjinore, etnike dhe inkluzioni i të gjithë fëmijëve.

3. Mos informimi i nxënësve për të drejtën e pjesëmarrjes në vendosje për dobi të tyre.

1. Përkushtim i tërësishëm i arsimtarëve ndaj personalitetit të nxënësve.

2. Tejkalimi i gjendjes ekzistuese nëpërmjet aktiviteteve projektuese interne për respektimin e ndërsjellë dhe tolerancë.

3. Formimi i ekipit udhëheqës në format e grupit të nxënësve në shkollë.


Faktorët të cilët nxisin dhe motivojnë

Strategjia me të cilën forcohen këto faktorë

1. Rregullorja ligjore e cila i jep përkrahje në vendosjen e nxënësve në të gjitha sferat e funksionimit shkollor.

2. Zbatimi i përhershëm i përcaktimeve nga deklarata për të drejtat e fëmijëve.

1. Respektimi dhe zbatimi i përcaktimeve dhe rregullave ligjore për sjelljen dhe vendosjen.

2. Vendosja e deklaratës në të gjitha llojet dhe përmbajtjet e programeve mësimore i dhe aktiviteteve jashtëmësimore.

QËLLIMI 3: Përmirësimi i formave të bashkëpunimit të shkollës me organizatat joqeveritare, biznes sektorin dhe prindërit.

Faktorët të cilët e ngadalësojnë realizimin e qëllimeve

Strategjia me çka zvogëlohet ndikimi i këtyre faktorëve

1. Rrjedhat e përgjithshme shoqërore të cilat negativisht ndikojnë në arsim.

2. Të kuptuarit dhe raportet si komunikim joadekuat në relacion arsimtar-nxënës-prind.

3. Të kuptuarit dhe sjellja e nxënësve ndaj mësimit dhe arsimtarëve.

4. Fuqi e dobët ekonomike e prindërve dhe edukimi jo i mjaftueshëm ekonomik në shkollë.

1. Zhvillimi i njohurive për vlerën e arsimit.

2. Ndryshimi i qëndrimit të arsimtarëve në trekëndëshin e bashkëpunimit nëpërmjet formave të reja për punë.

3. Informim më i madh dhe kyçje më e madhe e prindërve në aktivitetet e përgjithshme në shkollë.

Faktorët të cilët nxisin dhe motivojnë

Strategjia me të cilën forcohen këto faktorë

1. Rritja e popullaritetit të shkollës në mjedisin lokal.

2. Përcaktimet ligjore, respektimi i rajonizimit, rritja e numrit të nxënësve, përfaqësimi i arsimtarëve me fond të plotë të orëve.

3. Mungesa e kuadrit adekuat për nevojat e bashkësisë lokale.

1. Përgatitja e revistave, broshurave, shkrimeve publike etj.

2. Njohja e arsimtarëve, nxënësve dhe prindërve me përcaktimet ligjore të cilat e rregullojnë procesin edukativo-arsimor.

3. Krijimi i kushteve për punë për kuadrin profesional dhe përmirësimi i mjedisit jetësor.


 

DETYRAT DHE AKTIVITETET

QËLLIMI 1: Implementimi i formave, metodave dhe teknikave për punë nga aktivitetet projektuese për shkak të rritjes dhe stimulimit të aktiviteteve të nxënësve në procesin edukativo – arsimor.

Detyra 1: Përsosja e formave të procedimit të realizimit të përmbajtjeve mësimore dhe zbatimi i metodave për vlerësimin formativ.

Detyra 2: Vendosja e ndryshimeve në shkollë nëpërmjet realizimit të planeve akcional sipas dimensioneve të parapara me projektin SHDF.

Detyra 3: Implementimi i aftësive jetësore arsimore në mësimin lëndor.

Detyra 4: Ndjekja dhe realizimi i aktiviteteve nga aplikimi i raundit të dytë të grandeve të fituara nga Modernizimi i arsimit.

Detyra 1: Përsosja e formave të procedimit të realizimit të përmbajtjeve mësimore dhe zbatimi i metodave për vlerësimin formativ.

Nr.

Aktiviteti

Bartësi

Koha e realizimit

Kriteri për sukses

1

Pjesëmarrje në trajnime për përmirësimin e përdorimit të TIK në mësim.

Arsimtarë shërbimi profesional

Drejtori

Periodikisht gjatë vitit shkollor

Njohuri të reja për mësimin bashkëkohor me përdorim të kompjuterit

2

Ndjekja e aktiviteteve të orës së mësimit.

Mentorët, aktivet prof. Arsimtarët

Periodikisht gjatë vitit shkollor

Nxënësit bartës të aktiviteteve të koordinuara nga ana e arsimtarit

3

Kontinuitet në përsosjen dhe ndjekjen e portfoleve të arsimtarëve dhe dosjeve të nxënësve.

Drejtori, sh. profesional, arsimtarët, nxënësit

Gjatë tërë vitit shkollor.

Certifikatë dhe përvetësimi i nivelit të njohurive dhe aftësive

Detyra 2: Vendosja e ndryshimeve në shkollë nëpërmjet realizimit të planeve akcional sipas dimensioneve të parapara me projektin SHDF.

Nr.

Aktiviteti

Bartësi

Koha e realizimit

Kriteri për sukses

1

Realizimi i aktiviteteve të parapara me planin akcional

Ekipe sipas dimensioneve Drejtori, shërbimin profesional arsimtarë

Prej shtatori deri në dhjetor 2009

Realizimi i qëllimeve të vendosura sipas dimensioneve

2

Ndjekja dhe vlerësimi i aktiviteteve të realizuara nga plani akcional.

Drejtori, shërbimin profesional mentorët koordinatorët e SHDF

Gjatë tërë vitit shkollor

Përmirësimi i gjendjes së identifikuar me vetevaulimin e shkollës.

Detyra 3: Implementimi i aftësive jetësore arsimore në mësimin lëndor.

Nr.

Aktiviteti

Bartësi

Koha e realizimit

Kriteri për sukses

1

Pjesëmarrje në trajnime për aftësitë jetësore në mësimin lëndor.

Arsimtarët lëndor dhe persona përgjegjës

Shtatori

Tetor

Përfitimi i njohurive për aftësitë jetësore.

2

Vendosja dhe realizimi i përmbajtjeve mësimore në orën e kujdestarisë.

Kujdestari i klasës, persona përgjegjës

Gjatë tërë vitit shkollor

Përmirësimi i komponentit edukues në procesin mësimor.

Detyra 4: Ndjekja dhe realizimi i aktiviteteve nga aplikimi i raundit të dytë të grandeve të fituara nga Modernizimi i arsimit.

Nr.

Aktiviteti

Bartësi

Koha e realizimit

Kriteri për sukses

1

Koordinim i ekipit shkollor me bartësin e aktiviteteve dhe përgjegjësit e grandeve nga MA

Koordinatorët shkollor.

Gjatë tërë vitit shkollor

Realizim i suksesshëm

2

Realizimi i tre aktiviteteve të planifikuara në Aplikim.

Përgjegjësit sipas aktiviteteve

Ruajtja e kornizës kohore sipas aplikimit

Përmirësimi i motivimit dhe suksesit të nxënësve.

QËLLIMI 2: Përvetësimi i njohurive dhe aftësive në princip demokratik të vendosjes së formave të ndryshme për shoqërimin e nxënësve në shkollë dhe zbatimi i tyre.

Detyra 1: Njohja me termin dhe elementet për vendosje participuese në nivel të klasës dhe në nivel të bashkësisë shkollore nga ana e nxënësve.

Detyra 2: Përgatitja e drejtorisë dhe arsimtarëve për të pranuar pjesëmarrjen demokratike të nxënësve në trupat shkollorë.

Detyra 1: Njohja me termin dhe elementet për vendosje participuese në nivel të klasës dhe në nivel të bashkësisë shkollore nga ana e nxënësve.

Nr.

Aktiviteti

Bartësi

Koha e realizimit

Kriteri për sukses

1

Njohja e nxënësve me mundësitë për participimin e tyre në jetën shkollore

Arsimtarët, nxënësit, shër. Profes.

Shtator

Funksionimi i drejtë i klasës dhe bashkësisë shkollore në princip demokratik.

2

Zgjedhja e bashkësisë së klasës më të mirë në nivel të klasave të shtat dhe teta, në bazë të kodekseve të zbatuara

Nxënësit, arsimtarët, sh. profes.

Drejtori

Në gjysmëvjetor dhe në fund të vitit shkollor.

Zbatim i suksesshëm i kritereve nga kodeksi i nxënësve

Detyra 2: Përgatitja e drejtorisë dhe arsimtarëve për të pranuar pjesëmarrjen demokratike të nxënësve në trupat shkollorë.

Nr.

Aktiviteti

Bartësi

Koha e realizimit

Kriteri për sukses

1

Krijimi i linkut të hapur dhe të sigurt për komunikim midis nxënësit – arsimtarit në lidhje me dimensionet: dhunë dhe multikulturë.

Nxënësit, ekipet përgjegjëse për dimensionet, drejtori, sh. Profesional

Gjatë tërë vitit shkollor

Siguri në shkollë dhe respektimi i dallimeve etnike dhe tolerancë

2

Kyçja e nxënësve në notimin dhe vlerësimin e kualitetit të mësimit

Nxënësit,

Arsimtarët, ekipi për vlerësim formativ, drejtori

Sh. profesional

Gjatë tërë vitit shkollor

Respektimi i mendimit të nxënësve.

QËLLIMI 3: Përmirësimi i formave të bashkëpunimit të shkollës me organizatat joqeveritare, biznes sektorin dhe prindërit.

Detyra 1: Kyçja e prindërve në aktivitetet e përgjithshme të shkollës.

Detyra 2: Përforcimi i bashkëpunimit me sektorin joqeveritar dhe të biznesit në mjedisin lokal.

Detyra 1: Kyçja e prindërve në aktivitetet e përgjithshme të shkollës.

Nr.

Aktiviteti

Bartësi

Koha e realizimit

Kriteri për sukses

1

Prindërit të participojnë në shkollë nëpërmjet financimit, të mirave materiale dhe përkrahje të mësimit.

Prindërit,

Arsimtarët, nxënësit, drejtori,

Sh. Profes.

Gjatë tërë vitit shkollor

Përmirësimi i kushteve për mësim dhe përmirësimi i suksesit të nxënësve

2

Organizimi i mbledhjeve prindërore, punëtorive për mbrojtjen e shëndetit të nxënësve, komunikimi transparent për të gjitha problemet e nxënësve.

Arsimtarët, kujd. e kl.

Nxënësit,

Drejtori,

Sh. Profes.

Gjatë tërë vitit shkollor

Shkollë e hapur e gatshme për komunikim me mjedisin

Detyra 2: Përforcimi i bashkëpunimit me sektorin joqeveritar dhe të biznesit në mjedisin lokal.

Nr.

Aktiviteti

Bartësi

Koha e realizimit

Kriteri për sukses

1

Promovimi i shkollës nëpërmjet revistave, pamfleteve, gazetës së shkollës etj.

Drejtori

Sh. profesional

Gjatë tërë vitit shkollor

Publicitet më i madh i shkollës në mjedisin lokal

2

Përkrahje nga organizatat lokale joqeveritare dhe sektori i biznesit

Drejtori, biznesmenë, koordinatorë të OJQ-ve.

Gjatë tërë vitit shkollor

Aktivitete projektuese dhe tërheqja e mjeteve për përmirësimin e kushteve për punë në shkollë.

Sondazh
Mendimi Juaj per Web ?
Total of answers: 191
Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0
Mire se vini
Dita e shkolles
Komenti juaj
Publikime
fff
INFORMATOR

Fëmija është qendra e kurrikulumit

Të dashur nxënës, të nderuar prindër!
...me shume...

BROSHURA

BROSHURA!
Block title
Link
Kontakto me ne

Adresa: 11 Shtatori nr. 143

Kercova, R. of Macedonia

Kutia Postare Nr

... ...

Tel: + 389(0)45225325

Fax: + 389(0)45225325

Email:

info@sandesterjoski.schools.edu.mk

Website:

www.sandesterjoski.schools.edu.mk
KALENDARI
«  March 2024  »
SuMoTuWeThFrSa
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31