PROGRAMI PËR PUNËN E PEDAGOGUT NË VITIN SHKOLLOR 2009 / 2010
 
1. Hyrje

Gjatë strukturimit të programit për punën e pedagogut në këtë vit shkollor kihej parasysh këto njohuri dhe nevoja të shkollës:

- Vëzhgimi i notave të cilat janë dhënë në raportin për punën e shkollës gjatë vitit të kaluar.

- Problemet dhe detyrat vështira pedagogjike të cilat janë të inkorporuara në programin vjetor të shkollës për këtë vit shkollor.

- Vazhdimësi në realizimin e programeve paraprake të pedagogut të shkollës.

- Risi thelbësore të cilat janë përmbajtur si kërkesë e koncipimit të dokumentit – Arsim fillor.

- Bazë e programimit të punës së pedagogut në arsimimin fillor.

- Angazhime vetjake në bazë të misionit të qëllimeve strategjike dhe modernizimit të arsimit në kontekst të programit nacional për zhvillimin e arsimit në RM.

- Futja e arsimit fillor nëntëvjeçar në RM.

- Planifikim zhvillimor të shkollës.

- Realizim të suksesshëm të projekteve:

PEP projekti me komponentët shoqërues, Shkolla sipas dëshirës së fëmijës, Mundësi të barabarta për edukimin e fëmijëve romë, Aftësitë jetësore. Gjithashtu duhen theksuar edhe projektimet e brendshme të shkollës dhe aktivitete të caktuara hulumtuese.

- Ligji për arsimin fillor.

- Statuti i shkollës.

2. DETYRA PRIORITARE

  1. Koordinimi i kuadrit arsimor dhe ekipit profesional në shkollë me përfaqësuesit e BZHA për realizim më të suksesshëm të procesit arsimor te klasat e para.
  2. Përmbajtje projekteve të cilët implementohen në shkollë.

3. Koordinim i punës me aktivet profesionale në lidhje me involvimin e formave të reja, metodave dhe teknikave për realizimin e mësimit nga trajnimet në kontekst të rolit më aktiv të arsimtarëve në mësim.

4. Gjetja e shkaqeve dhe tejkalimi i tyre për çregjistrimin e fëmijëve të cilët i takojnë rajonit që i përfshin kjo shkollë. Përkrahje këtyre fëmijëve dhe familjeve të tyre në zgjidhjen e problemeve të cilët ju krijojnë vështirësi në arsimimin e rregullt.

5. Thellimi i bashkëpunimit me prindërit dhe mjedisin lokal, organizatat joqeveritare dhe sektorin e biznesit dhe hapjen e shkollës me qëllim promovimin dhe publicitetin më të madh të së njëjtës.

2.1. Vëzhgimi i punës edukativo-arsimore

Detyra të ndryshme punuese të kësaj fushe

- Ndjekja e formave, metodave, planifikimi i mësimit të rregullt, shtues, plotësues, fakultativ dhe zgjedhorë.

- Ndjekja dhe respektimi i ligjshmërisë në arsimin fillor.

- Ndjekja e aktiviteteve jashtëmësimore dhe të lira të nxënësve.

- Ndjekja e programit vjetor për punën e shkollës

- Ndjekja e planifikimit të kuadrit mësimor.

- Ndjekja e vazhdueshmërisë dhe objektivitetit gjatë vlerësimit të nxënësve.

- Ndjekja e evidencës pedagogjike dhe dokumentacioneve.

- Ndjekja e aftësimit profesional të arsimtarëve.

- Ndjekja e funksionimit të organeve dhe degëve të shkollës.

- Ndjekje, vlerësim dhe gradim i punës vetjake.

Në këtë fushë do të realizohet ndjekja e këtyre detyrave konkrete:

Ndjekja e organizimit dhe realizimit të mësimit në përgjithësi dhe konkretisht në klasën e katërt të arsimit nëntëvjeçar. Gjithashtu programet inovuese në klasën e shtatë, si edhe realizimin e lëndëve të reja zgjedhore që ofrohen në nivel të klasave.

Ndjekja dhe organizimi i punëtorive praktike të aktiveve profesionalen të gjitha nivelet (mësimi lëndor dhe klasor), në lidhje me realizimin e aktiviteteve projektuese, më konkretisht, vlerësimi formativ i nxënësve, implementimin e dimensioneve nga aktivitetet projektuese, Shkolla sipas dëshirës së fëmijës, ndjekja dhe vlerësimi i përfitimeve nga aktivitetet ekstrakurikuliare të cilët do të realizohen, aktivitete për bashkëpunim me organizata joqeveritare dhe sektorin e biznesit për promovimin dhe përfitimin e shkollës, si edhe përparimi i mjedisit për mësimin e nxënësve. E një rëndësie të veçantë do të jetë ndjekja e aktiviteteve për marrjen e thirrjeve dhe aftësive për principin demokratik të vendosjes në forma të ndryshme të shoqërimit të nxënësve në shkollë dhe zbatimi i tyre, si dhe përfshirja në detyrat primare për këtë vit.

 

2.2 Punë këshillëdhënëse – konsultative

Detyra punuese të ndryshme të kësaj fushe

Punë konsultative-këshillëdhënëse me kuadrin mësimor, kujdestarët e klasave, edukatorët, defektologu dhe bibliotekisti i shkollës.

Punë konsultative-këshillëdhënëse me drejtorin dhe anëtarët e tjerë të ekipit menaxhues dhe bashkëpunëtorë profesional.

Punë konsultative-këshillëdhënëse me përgjegjësit e ekipeve profesionale dhe përgjegjësit e aktiveve dhe seksioneve.

Punë këshillëdhënëse me anëtarë të organeve dhe degëve të shkollës.

Punë këshillëdhënëse me arsimtarët – stazhistët.

Punë këshillëdhënëse me prindërit.

Punë këshillëdhënëse me nxënësit.

Punë këshillëdhënëse në kontekst të aftësimit dhe përparimit të procesit edukativo-arsimor.

Në këtë fushë do të realizohen këto detyra konkrete

Punë këshillëdhënëse me arsimtarët të cilët realizojnë mësim në klasat e katërta të arsimit fillor nëntëvjeçar, si edhe me arsimtarët e lëndëve të klasës së tetë.

Punë këshillëdhënëse me udhëheqësit e bashkësive të klasave dhe udhëheqjes në nivel të bashkësisë shkollore prej kl. V – VIII, në lidhje me suksesin, respektimin e të drejtave të tyre shfaqje pozitive, participimi i tyre në sferat e jetës shkolloredhe përshtatja e interakcioneve demokratike me arsimtarët dhe drejtorinë e shkollës.

Punë këshillëdhënëse – instruktive me përgjegjësit e aktiveve profesionale nga mësimi lëndor dhe klasor (Implementimi i të gjitha risive nga aktivitetet projektuese të theksuara te fusha e ndjekjes së mësimit, vlerësimi formativ me të gjithë komponentët, ndjekja e zhvillimit të portfoliove të arsimtarëve dhe nxënësve).

Punë këshillëdhënëse me kuadrin arsimor dhe me prindërit e fëmijëve të cilët tregojnë sukses të dobët, pa rregullshmëri dhe disiplinë, si edhe gjetja e zgjidhjeve të problemeve dhe kyçja e sektorit joqeveritar dhe të biznesit në tejkalimin e këtyre problemeve.

2.3 Punë analitike – kërkimore

Detyra punuese të ndryshme të kësaj fushe

- Shkalla e përvetësimit të teknikës lexim në klasën e parë dhe përgatitja e raportit.

- Vlerësimi i leximit dhe të kuptuarit e tekstit në klasën e dytë.

- Vlerësimi i përvetësimit të teknikës së shkrimit të shkronjave në klasën e dytë (diktim).

- Teknikat e leximit në klasën e katërt.

- Anketë në klasën e VII-të për mungesat e paarsyeshme.

- Anketë për vlerësimin objektiv në klasën e VII dhe VIII-të.

- Anketë për orientim profesional.

- Përgatitja e analizave dhe raporteve.

Në këtë fushë do të realizohen këto detyra konkrete

- Në çfarë mënyre dhe sa nxënësit në mënyrë vizuale e përvetësojnë gjuhën angleze në klasë të parë.

2.4 Aftësim profesional i kuadrit edukativo-arsimor

Detyra punuese të ndryshme të kësaj fushe

Aftësimi profesional i kuadrit mësimor për funksionimin e ekipeve shkollore për përkrahje të projekteve të cilët realizohen në shkollë.

Aftësim profesional nëpërmjet temave profesionale, seminareve, punëtorive:

Raport dhe analizë nga testimi i kryer.

Aftësim profesional nëpërmjet raporteve dhe analizave nga ndjekja e mësimit dhe aktiviteteve jashtëmësimore.

Aftësim profesional nëpërmjet literaturës profesionale.

Nëpërmjet përdorimit të teknikave dhe metodave mësimore bashkëkohore.

Aftësim profesional individual nëpërmjet ndjekjes së seminareve, këshillave dhe leximit të literaturës profesionale.

Aftësimi profesional i arsimtarëve fillestar.

Në këtë fushë do të realizohen këto detyra konkrete

Aftësim profesional i kuadrit arsimor nëpërmjet seminareve të brendshme, punëtorive për mënyra të reja, teknika për implementim të suksesshëm të qëllimeve nga projektet (vlerësimi formativ i portfoliove të arsimtarëve dhe nxënësve).

Aftësim profesional dhe animimi i përgjegjësve të aktiveve profesionale dhe kuadrit arsimor i cili ka ndjekur trajnimet si dhe zbatimi i risive në mësim (programe inovuese).

Aftësim profesional i kujdestarëve të klasave në lidhje me futjen e menaxhimit në klasë dhe participimi demokratik i nxënësve në shkollë dhe dimensionet e tjera nga projekti SHDF.

Aftësim profesional i kuadrit mësimor nga mësimi lëndor në lidhje me shfrytëzimin e internetit dhe kompjuterizimin e mësimit

Aftësim i mënyrave të komunikimit transparent në shkollë dhe mjedisit lokal si dhe bashkëpunim midis shërbimit profesional, arsimtarëve dhe prindërve, organizatat joqeveritare dhe biznes sektori.

2.5. Evidenca pedagogjike dhe dokumentacioni

Për punën e vetjake të evidencës pedagogjike dhe dokumentacionit do të përgatiten:

- programi vjetor për punën e pedagogut

- program operativ vjetor.

- ditarë kronologjik për punën.

- ditarë për punë këshillëdhënëse me nxënësit, arsimtarët, prindërit.

- ditarë për ndjekjen e orëve mësimore.

- evidencë për pjesëmarrjen e nxënësve në gara dhe rezultatet e arritura.

- ditarë për evidencën e nxënësve të rinj dhe të nxënësve të çregjistruar.

- përgatitja e materialeve profesionale, instrumenteve, tabelave etj.

- Evidenca, raportet prezantime prej të gjitha qëllimeve prioritare dhe aktiviteteve që do të jenë lëndë për t'u ndjekur.

Në punën time do t'i përdor: Ligjin për arsim fillor, Statutin e shkollës, rregulloren nga fusha e arsimit fillor, programin vjetor për punën e shkollës, orarin për mësimin e rregullt, plotësues, shtues, fakultativ, aktiviteteve të lira të nxënësve dhe fletoret evidentuese për realizimin e projekteve.

Sondazh
Mendimi Juaj per Web ?
Total of answers: 191
Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0
Mire se vini
Dita e shkolles
Komenti juaj
Publikime
fff
INFORMATOR

Fëmija është qendra e kurrikulumit

Të dashur nxënës, të nderuar prindër!
...me shume...

BROSHURA

BROSHURA!
Block title
Link
Kontakto me ne

Adresa: 11 Shtatori nr. 143

Kercova, R. of Macedonia

Kutia Postare Nr

... ...

Tel: + 389(0)45225325

Fax: + 389(0)45225325

Email:

info@sandesterjoski.schools.edu.mk

Website:

www.sandesterjoski.schools.edu.mk
KALENDARI
«  March 2024  »
SuMoTuWeThFrSa
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31