SH.F "Sande Shterjoski" -Kërçovë - Keshilli i arsimtareve

PROGRAM PËR PUNËN E KËSHILLIT TË ARSIMTARËVE PËR VITIN SHKOLLOR 2009 / 2010

Këshilli i arsimtarëve me programin për punë në shkollë do të përfshijë të gjitha pyetjet nga sfera e procesit edukativo-arsimor, organizimi dhe ndjekja e punës në realizimin e programit, suksesit të nxënësve, përdorimi i formave dhe mjeteve mësimore, puna e organizatave të nxënësve aftësimi profesionalë – pedagogjik i arsimtarëve.

Sipas planit për punë të Këshillit të arsimtarëve për këtë vit shkollor janë paraparë që të mbahen mbledhje të rregullta dhe jo të rregullta sipas nevojës së shkollës dhe atë:

GUSHT

  1. Shpërndarja e orëve sipas lëndëve, përcaktimi i kujdestarëve të klasave dhe shpërndarja e paraleleve sipas turneve.
  2. Caktimi i arsimtarëve përgjegjës për aktivitetet e lira të nxënësve, aktivet profesionale dhe angazhimet e tyre.
  3. Respektimi i orarit të punës të kuadrit mësimor dhe realizimi i aktiviteteve të përgjithshme në shkollë.
  4. Të ndryshme

TETOR

  1. Puna e aktiviteteve të lira të nxënësve – seksionet, aktivet profesionale, mësimi plotësues dhe shtues.
  2. Përgatitje për pranimin e nxënësve të klasës së parë në Organizatën e nxënësve.
  3. Mbajtja e evidencës dhe dokumentacionit pedagogjik – vështrim ditarit.
  4. Temë profesionale – Edhe fëmija është personalitet.
  5. Të ndryshme

NËNTOR

  1. Vështrim të suksesit dhe sjelljes pas mbledhjeve të mbajtura të Këshillit të klasave.

a) marrja e masave pedagogjike

  1. Realizimi i mësimit plotësues dhe shtues, aktivitetet e lira të nxënësve dhe aktivet profesionale.
  2. Temë profesionale: "Interneti, mediumet dhe mësimi i përjetshëm”.
  3. Të ndryshme

JANAR – SHKURT

  1. Verifikimi i suksesit dhe sjelljes së nxënësve në gjysmëvjetorin e parë të këtij viti shkollor.
  2. Raport i gjysmëvjetorit për punën e shkollës.
  3. Planifikim për shfrytëzimin e pushimit dimëror të nxënësve.
  4. Temë profesionale: "Aftësitë emotive dhe kontrolli i emocioneve”.
  5. Program për shënimin e Ditës së shkollës.
  6. Të ndryshme.


 

PRILL

  1. Vështrim të suksesit, disiplinës dhe rregullshmërisë së nxënësve pas mbajtjes së këshillave të klasave (tremujorshin i tretë).
  2. Analizë të punës së aktiviteteve të lira të nxënësve, aktivitete kulturore dhe publike, punë shoqërore dhe kujdes për shëndetin e nxënësve.
  3. Përgatitje për garat shkollore.
  4. Temë profesionale: "Aftësitë emocionale dhe kontrollimi i emocioneve”.
  5. Të ndryshme.

MAJ

  1. Realizimi i planit dhe programit për planifikimin dhe organizimi e realizimit të ekskursioneve njëditore nëpër RM.
  2. Përgatitje për shënimin e 24 Majit – Ditës së mësonjësve sllav "Qirilit dhe Metodit”.
  3. Temë profesionale: "Zhvillimi i vullnetit pedagogjik”.
  4. Të ndryshme

QERSHOR

  1. Vërtetimi i suksesit dhe sjelljes vjetore të nxënësve – shpallja e nxënësve të lëvduar dhe të shpërblyer.
  2. Mbajtja e mësimit shtues në afat prej 10 ditësh.
  3. Formimi i komisioneve për mbajtjen e provimeve klasore dhe me korrespodencë për nxënësit dhe të rriturit.
  4. Shqyrtimi i ankesave nga prindërit.
  5. Raport vjetor për punën e shkollës.
  6. Të ndryshme.

Programi vjetor për punën e Këshillit të arsimtarëve për të luajtur rol profesional, mbledhjet e tij duhet paraprakisht të jenë menduar mirë, me kohë të caktuara, përmbajtjesor dhe mirë të organizuar. Me këtë u jepet mundësi arsimtarëve të mbajnë dhe të japin propozime konkrete, mendime, dhe sugjestione.

Ky program është i hapur dhe mundëson shtimin e përmbajtjeve që paraqiten gjatë vitit shkollor dhe kërkojnë shqyrtim nga Këshilli i arsimtarëve.

31.08.2009

Sondazh
Mendimi Juaj per Web ?
Total of answers: 187
Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0
Mire se vini
Dita e shkolles
Komenti juaj
500
Publikime
fff
INFORMATOR

Fëmija është qendra e kurrikulumit

Të dashur nxënës, të nderuar prindër!
...me shume...

BROSHURA

BROSHURA!
Block title
Link
Kontakto me ne

Adresa: 11 Shtatori nr. 143

Kercova, R. of Macedonia

Kutia Postare Nr

... ...

Tel: + 389(0)45225325

Fax: + 389(0)45225325

Email:

info@sandesterjoski.schools.edu.mk

Website:

www.sandesterjoski.schools.edu.mk
KALENDARI
«  December 2016  »
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031