SH.F "Sande Shterjoski" -Kërçovë - Historiku
Shkolla fillore "Sande Shterjoski” gjendet në Kërçovë. Ky qytet shtrihet në fushëgropën e rrethuar nga kurorë malesh në pjesën perëndimore të R së Maqedonisë. Karakterizohet me traditë shumëvjeçare të bashkëjetesës dhe tolerancës midis bashkësive etnike të ndryshme.  Shkolla i përfshin nxënësit e Bashkësive vendore të: Kalendaricës, Pashinës, Balla Malla, Biçincë, pjesë e Deveanës, Çiflig, Osoj, Reshtan, f. Trapçindoll dhe f. Mahmute. Qyteti jonë karakterizohet me imigracion të shprehur të popullatës nga vendet rurale në drejtim të qytetit, për arsye të përmirësimit të kualitetit të jetesës. Për fat të keq gjendja momentale socio – ekonomike është shumë e vështirë si pasojë e mbylljes së resurseve industriale të cilat i dispononte dhe për këtë popullata migron jashtë kufijve të vendit. Këtë vit në mënyrë të veçantë është ndier ikja e një numri më të madh të familjeve në mërgim, këtë e vërteton numri i vogël i nxënësve të regjistruar në klasë të parë. Është e theksuar përqindja e lartë e papunësisë e sidomos e rinisë e cila është e pajisur me arsimim adekuat, por nuk ka se ku e përdor.
Sh F "Sande Shterjoski” është njëra ndër të parat shkolla fillore të qytetit në të cilën puna ka filluar në vitin 1957. Ndërtesa e re e shkollës është ndërtuar dhe është filluar me punë në vitin 1972, dhe tani funksionojmë si ndërtesa e re dhe e vjetër e shkollës dhe dy shkollat fillore si shkolla periferike të Sh F "Sande Shterjoski” dhe atë e f. Trapçindoll dhe e f. Mahmute. Githashtu më 23 qershor të këtij viti shkollor në Lagjen Pashinë solemnisht u vu gurthemeli i shkollës së re, në saje të koordinimit të suksesshëm të drejtorit Lulzim Mehmedi e cila bazohet në bashkëpunimin e suksesshëm me MASH, BZHA, pushtetin lokal të Komunës së Kërçovës dhe subjektet tjera. Objekti i ri shkollor do të kontribuojë në rritjen e kushteve hapësinore të cilët do të rezultojnë në punën e ndërrimeve në të gjitha objektet që i disponon shkolla Sande Shterjoski, gjithashtu parasegjithash do të krijohen kushte për mbajtjen e higjienës dhe shëndetin e nxënësve, realizimin e mësimit bashkëkohor dhe kualitativ, hapësirë për realizimin e aktiviteteve të lira të nxënësve, dhe realizimin e mësimit shtues dhe plotësues. Objekti shkollor që gjendet në rrugën 11 Shtatori nr. 143 disponon me hapësira të asfaltuara sportive, gjelbërim, ambulancë stomatologjike, sallë sporti, klasa për mësimin kabinetik për lëndën e informatikës. Në fund të vitit shkollor gjatë pushimit veror tërësisht u ndërrua kulmi i shkollës, projekt i përkrahur nga ambasada japoneze. Objekti i vjetër shkollor i cili gjendet në rr. Goce Delçev nr. 30 disponon 8 klasë, zyrë të arsimtarëve dhe oborr shkollor. Objektet shkollore në fsh. Mahmute dhe fsh. Trapçin Doll janë shtëpi të vjetra të adaptuara për t’u mbajtur mësim, njëherë vitin e kaluar u ndërtuan nyje të reja sanitare në fshatin Trapçin Doll. Në të njëjtin vend kulmi i shkollës është shumë i dëmtuar për të cilin angazhohemi që në një të afërme të afërt të ndërtohet objekt i ri shkollor. Ambienti dhe rregullimi i brendshëm si higjiena në të dy ndërtesat shkollore është e kënaqshme sidomos në aktivitetet e ndërmarra në fillim të vitit shkollor të cilët kanë të bëjnë me pastrimin, dezinfektimin e përditshëm, me atë që në muajin gusht u bë dezinfektimi primar, dhe gjithashtu janë planifikuar edhe për muajin janar.
Sondazh
Mendimi Juaj per Web ?
Total of answers: 187
Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0
Mire se vini
Dita e shkolles
Komenti juaj
500
Publikime
fff
INFORMATOR

Fëmija është qendra e kurrikulumit

Të dashur nxënës, të nderuar prindër!
...me shume...

BROSHURA

BROSHURA!
Block title
Link
Kontakto me ne

Adresa: 11 Shtatori nr. 143

Kercova, R. of Macedonia

Kutia Postare Nr

... ...

Tel: + 389(0)45225325

Fax: + 389(0)45225325

Email:

info@sandesterjoski.schools.edu.mk

Website:

www.sandesterjoski.schools.edu.mk
KALENDARI
«  December 2016  »
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031